Filozofia jonë e ushqimit i ka rrënjët e saj në karakteristikat e shijes dhe elementeve të lashta të përpunimit. Ne i kushtojmë një rëndësi maniakale cilësisë së lëndës së parë nga toka dhe deti, prodhimeve organike të territorit, ndërsa përpiqemi të paraqesim edhe cilësinë ushqimore më të lartë nga të katër anët e botës.
Tek TRIBE, ne ndërthurim teknikat tradicionale me prodhimet më të mira të sezonit në tregun shqiptar e ndërkombëtar. Mishi më i mire regjet këtu dhe shërbehet i gatuar thjesht dhe plot dashuri, në mënyrë që karakteri i rajonit të prejardhjes të shfaqet sa më bindshëm në shije, aromë dhe pamje.
Regjja e mishit dhe peshkut kryhet sipas standardit dry aged të ruajtjes për një periudhë të caktuar kohore në një dhomë të ndërtuar enkas për këtë proces.
Brenda asaj që përfaqëson mënyra jonë e të bërit gastronomi, peshku ton dry aged, ostriket dhe guackat e ndryshme, arragostat, gaforret mbretërore nga Alaska, apo edhe havjaret Beluga e Osetra nga më të mirat në planet do të ofrohen me freski dhe imagjinatë.