Përzgjedhja e pjesëve të rralla nga Fermat e cilësisë më të lartë në të gjithë botën
Asgjë nuk i mbledh njerëzit bashkë si ushqimi i mirë
Vakti i vërtetë ideal

Restoranti i mishit në Tiranë, ku ju mund të shijoni cilësinë e vërtetë

Ushqimi është përbërësi më i veçantë që na lidh fort bashkë

Gjithmonë produkte të freskëta, staf gjithmonë të vëmendshëm, gjithnjë pritje miqësore. Nga bashkimi i këtyre tre elementeve, të cilat përfaqësojnë vlerat tona kryesore, lind Tribe, një projekt inovativ gastronomik që i jep jetë sugjerimeve të vërteta të kuzhinës.
I vlerësuar si një restorant karakteristik i mishit në Tiranë, Tribe ka një dizajn të studiuar për t’ju dhënë një eksperiencë të paharrueshme gastronomike: këtu mund të qëndroni çdo ditë për të shijuar specialitete të shijshme të mishit, piatat vegjetariane, ëmbëlsira  të përgatitura në mënyrë artizanale që përmbajnë mirësinë e vërtetë.
Vendndodhja e saj në qendër, në afërsi të atraksioneve kryesore turistike të Kryeqytetit, e bën atë vend ideal për t’u ndalur për drekë dhe darkë për t’u çlodhur para se të vijoni përsëri për të zbuluar qytetin.

Filozofia jonë

Filozofia jonë e ushqimit i ka rrënjët e saj në karakteristikat e shijes dhe elementeve të lashta të përpunimit të mishit. Ne i kushtojmë një rëndësi maniakale cilësisë së lëndës së parë, perimeve organike dhe prodhimeve të territorit.
NeTribe, ne ndërthurim teknikat tradicionale me prodhimet më të mira aktualisht në tregun shqiptar e ndërkombëtar. Mishi më i mirë vendas do të regjet këtu dhe do të serviret i gatuar thjesht, dhe plot dashuri, në mënyrë që karakteri i rajonit të prejardhjes të shfaqet sa më bindshëm në shije, aromë dhe pamje.

Regjja e mishit (Dry Aged) do të kryhet sipas standardit ndërkombëtar të ruajtjes për një periudhë të caktuar kohore në një dhomë të ndërtuar enkas për këtë proces. Temperatura, lagështia, qarkullimi i ajrit dhe nivelet bakteriale do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm për të arritur rezultate të jashtëzakonshme me mishin.

Ristorant mishi Tiranë
Ristorant mishi Tiranë
Ristorant mishi Tiranë
Ristorant mishi Tiranë

Pikat tona të forta

Është fantazia dhe aftësia e shefit të kuzhinës Juli Zguro që e bën menunë e Tribe aq të veçantë. Me dhunti dhe pasion ai arrin që t’i përfshijë çdo herë të ftuarit në një udhëtim të ri dhe të shijshëm. Mishi është zgjedhur me kujdes dhe vjen nga fermat më të mira lokale, të kombinuara me perime sezonale dhe të kombinuara me birra ose verëra të zgjedhura. 

Nuk mungojnë pjatat vegjetariane dhe ëmbëlsira të përgatitura vetë për të kënaqur çdo preferencë.

Hapësirat tona janë të rehatshme dhe mikpritëse, të mobiluar me stil për të përcjellë gjithë personalitetin tonë. Falë organizimit tonë efikas, ne mund t’ju presim në dreka dhe darka pune  dhe t’ju argëtojmë në netë me temë dhe muzikë muzikë e përzgjedhur duke iu përshtatur stilit. Restoranti nga pozicioni i tij strategjik ju lejon të arrini në pak hapa Kështjellën e Tiranës, Sahatin dhe Xhaminë.

Ristorant mishi Tiranë
Ristorant mishi Tiranë

Lexo lajmet tona

Të presim tek Tribe!

Pedonale, Rr. Murat Toptani, Tiranë
Tel:+355 68 609 1664
Mail: info@triberestaurant.al

Oraret e hapjes dhe të mbylljes
Nga e Hëna deri të dielën: 12.00 – 23.00